TV LIVE
Kuriozitete
28 March 2025
Tiepolo, trashëgimia artistike e gjeniut të pikturës klasike! Në 1716 pikturoi afreskun e parë

Giovanni Battista Tiepolo, është një nga piktorët më të mëdhenj të fundit të pikturës veneciane.

 

Veprat e tij kryesore, afresket rokoko në shkallë të gjerë, janë vendosur në Pallatin e Kryepeshkopit në Udine, Pallatin Labia në Venecia, Rezidencën Episkopale në Würzburg dhe Pallatin Mbretëror në Madrid. Tiepolo lindi dhe vdiq në muajin mars. Ai ishte piktor italian nga Republikës e Venedikut e asaj kohe. Ka qenë mjaft i suksesshëm me punimet e tij, të cilat dolën edhe jashtë kufijve italianë, si fjala vjen në Gjermani dhe Spanjë.

Tiepolo nga kritikët, konsiderohet si një nga mjeshtrit tradicional të asaj periudhe. Ndryshe është konsideruar si “piktori më i madh dekorativ i Evropës së shekullit tetëmbëdhjetë”. Në vitin 1716 ai pikturoi afreskun e parë, ndërsa më vonë ai do të krijojë edhe shumë të tilla që përgjithësisht përshkruanin mure dhe tavane të kishave. Tiepolo në vitin 1722 ishte njëri nga dymbëdhjetë artistët e porositur për të kontribuar në një pikturë ku shfaqej një nga apostujt, si pjesë dekorative e një kishe në Venedik.

Në vitin 1762, në moshën 66-vjeçare, artisti venecian Giambattista Tiepolo u largua nga qyteti i tij për në Madrid për të filluar kapitullin e fundit të karrierës së tij vezulluese. Ai ishte ftuar nga mbreti spanjoll, Charles III, për të dekoruar tavanin e dhomës së Fronit, një nga hapësirat kryesore ceremoniale në Pallatin e ri Mbretëror. Afresku i madh i Tiepolo-s, i njohur zakonisht si Lavdia e Monarkisë Spanjolle, është ende një atraksion kryesor për të gjithë vizitorët e pallatit sot. Pak para se të largohej nga Venecia, Tiepolo ishte shprehur në një gazetë lokale, La Nuova Veneta Gazzetta, se “mendja e një piktori duhet të synojë gjithmonë në sublime, heroike dhe përsosmëri”.

Këto fjalë shërbejnë si një trashëgimi artistike nga një prej piktorëve më të mëdhenj të shekullit të 18-të. Ai ishte, gjithashtu, një nga më të kërkuarit. Tiepolo mori komisione nga familje eminente dhe urdhra fetarë anembanë Italisë, si dhe nga shtëpitë mbretërore në Spanjë, Suedi, Rusi dhe Gjermani. Ai realizoi qindra piktura vaji dhe hektarë afreskesh. Tiepolo ishte ndër përhapësit më të mirë të shkëlqimit artistik në të gjithë Evropën. Ai punoi në harmoni me ambiciet e kohës, duke krijuar kompozime të jashtëzakonshme në tavanet e pallateve për të festuar virtytet dhe lavditë e oborreve të mëdha evropiane, të cilat atëherë ishin mbrojtësit kryesorë të artistëve”.

Triumfi i Flores nga Tiepolo (rreth 1760) i fshehur për më shumë se 200 vjet në papafingo, sepse konsiderohej “i turpshëm”, në vitin 2008 Triumfi i Florës (një vepër e porositur nga Carina Elizabeth e Rusisë dhe e krijuar nga Giovan Battista Tiepolo) u gjet nga pronarët e paditur të një kështjelle franceze. Vlera? 3.1 milionë dollarë.



Të ndryshme
Më shumë