TV LIVE
ShowBiz
28 March 2025
Dua Lipa fiton gjyqin ndaj padisë për ‘vjedhje’ të këngës hit “Levitating”

Dua Lipa ka dalë fitimtare në një çështje të rëndësishme ligjore që lidhet me megahitin e saj, “Levitating”, shkruan Music Business Worldwide.

Një gjykatës federal në New York ka rrëzuar një padi për shkelje të të drejtave të autorit ndaj shtëpisë diskografike Warner Records dhe Dua Lipës, duke vendosur që kënga “Levitating”, e publikuar në vitin 2020, nuk ka kopjuar në mënyrë të paligjshme një këngë disko të vitit 1979.

Në një vendim të dhënë të enjten (27 mars), gjykatësja Katherine Polk Failla ka dhënë një vendim përfundimtar në favor të Lipës dhe bashkëpaditurve të saj, duke konstatuar se paditësit nuk arritën të provonin ngjashmëri të konsiderueshme midis elementeve të mbrojtura të veprave.

Ndër bashkëpaditurit ishin kompanitë ‘Sony Music Publishing (US) LLC’, ‘Universal Music Corporation’ dhe ‘Warner Records Inc’, si dhe bashkëautorët e “Levitating”, Clarence Coffee, Jr., Sarah Hudson dhe Stephen Kozmeniuk.

Padia ishte ngritur nga ‘Larball Publishing Company’ dhe ‘Sandy Linzer Productions’, të cilët pretendonin se “Levitating” kishte shkelur të drejtat e autorit për dy këngë: “Wiggle and Giggle All Night”, një këngë disko e vitit 1979 e interpretuar nga Cory Daye, dhe “Don Diablo”,  një këngë e vitit 1980 nga Miguel Bosé, të cilën paditësit e kishin blerë të drejtat përmes një marrëveshjeje të mëparshme mbi shkeljen e të drejtave të autorit.



Të ndryshme
Më shumë