Kompania amerikane Starlink pretendon se ofron internetin më glob. Kështu thuhet edhe në matjet që ofrohen shpeshherë nga kjo kompani që drejtohet nga miliarderi Elon Musk, që është pjesë e udhëheqësisë në administratën Trump.
Pos shpejtësisë, Starlink njihet edhe si platformë që ka më së rralli probleme teknike.
“Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të pakët për përdoruesit në mbarë botën, nëpërmjet satelitëve në orbitën e ulët të Tokës. Testet e shpejtësisë në aplikacionin Starlink ofrojnë mjetet për të vizualizuar lidhjen tuja dhe testimin e performancës në tërë rrjetin tuaj”, thotë Starlink në një njoftim në X.
Starlink është prezent në shumicën e shteteve të botës, ku miliardë njerëz kanë qasje në të.
Ai operon edhe në Kosovë e Shqipëri.
Si funksionon Starlinku?
Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.
Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.
Starlinku zakonisht funksionon me një model abonimi mujor. Tarifa mujore mbulon shërbimin e internetit dhe është tarifë fikse që ofron qasje pa asnjë kufi të të dhënave.
E, fatura vjetore pos internetit, përfshin edhe shërbime të tjera.
Çmimi i saj mund të ndryshojë në bazë të vendndodhjes së klientit.
Kompania amerikane merret automatikisht me përditësimin e softuerit.