TV LIVE
Teknologji
28 March 2025
YouTube ndryshon mënyrën sesi mat shikimet e Shorts

YouTube prezantoi një ndryshim në të dhënat analitike për videot me metrazh të shkurtër quajtur Shorts të cilët i solli për të konkurruar me TikTok dhe Instagram.

Platforma video do të heqë minimumin e luajtjes së videove që e përdorte për të llogaritur një ndërveprimit të përdoruesit si shikim. Duke filluar prej datës 31 Mars, një shikim duhet të shtohet sa herë që një YouTube Shorts shikohet ose ri-shikohet.

Si rezultat krijuesit do të kenë numër më të lartë shikimesh. YouTube do të vijojë të gjurmojë shikimet me ndërveprim, që mat sesa herë është luajtur një për një numër të caktuar sekondash.

Sipas YouTube ndryshimi nuk do të prekë të ardhurat e krijuesve. Instagram dhe TikTok e kanë llogaritur shikim çdo herë që një video fillon të luhet.

Duke marrë parasysh se YouTube Shorts, Instagram dhe TikTok kanë pretenduar secila mbi një miliard përdorues në muaj, ka kuptim që ata të numërojnë shikimet në mënyrë të ngjashme, në mënyrë që krijuesit të mund të vlerësojnë më mirë se sa prej atyre njerëzve po arrijnë nëpër shërbime. /PCWorld Albanian



Të ndryshme
Më shumë