TV LIVE
Sport
27 March 2025
A do të luajë Messi në Botërorin 2026? Ja si përgjigjet Scaloni

Argjentina po dëshmon se mund të fitojë edhe pa Lionel Messin, në rast se "Pleshti" vendos të mos luajë në Kupën e Botës 2026.

Pasi Argjentina siguroi një vend në Botërorin e ardhshëm me fitoren 4-1 ndaj Brazilit, pyetja kryesore tani është nëse ylli 37-vjeçar do të luajë në Botërorin e tij të gjashtë dhe do të kërkojë ta fitojë për herë të dytë radhazi.

"Do të shohim çfarë do të ndodhë, ka ende shumë kohë," tha trajneri i ‘Albicelestes’, Lionel Scaloni. "Duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje, përndryshe do të flasim për të njëjtën gjë gjatë gjithë vitit. Duhet ta lëmë të qetë, do të shohim. Ai do të vendosë kur të dëshirojë, mos e çmendim me këtë temë," shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë