TV LIVE
Nga Vendi
25 March 2025
Shpëtoi 21 persona në Koçan, gjimnazistët e presin me duartrokitje dhe përqafime heroin Jovan Kostadinov

I riu Jovan Kostadinov është pritur sot në gjimnazin “Vanço Prke” në Vinicë.

Bashkëmoshatarët e pritën me duartrokitje dhe pankarta djaloshin që shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.

Ditët e fundit në rrjetet sociale është shkruar shumë për heroizmin e tij, ndërsa një postim ka tërhequr shumë vëmendje.

Bëhet fjalë për një nënë e cila ka falënderuar publikisht Jovanin për shpëtimin e djalit të saj.

“Në momentet më të errëta të panikut dhe kaosit, kur të gjithë ishin të hutuar dhe të frikësuar, Jovani u shfaq si një fener shprese”, ka shkruar Jadranka Breslieva.



Të ndryshme
Më shumë