Kreshniku nuk ka qenë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia. E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta vesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është me Kreshnikun. Kështu në profilin e saj në Facebook shkruan Yllka Kaba Bekteshi, bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i dyshuar dhe në paraburgim prej 30 ditësh për rastin tragjik në Koçan.
Postimi i plotë i bashkëshortes së Kreshnik Bekteshi:
Uroj Zoti t’ju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave..janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit.
Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për vetveten… trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje.
E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerëzore. Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor,në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj. Mbas 3 minutave duke u bërë gati për të dalë, njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për shoë mediatik për ta dërguar në Koçan. Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licenca e fundit që Kreshniku ka dhënë është e vitit 2021, objekti ka funksionuar me licencë nga viti 2012.
Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit,Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati i Tregut, po në fund vjen Ministria e Ekonomisë.
Titujt e mediave se arrestohet ish-ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën. 48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme”, fillimisht bazë ligjore nuk kanë. Kreshniku nuk ka qenë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia. E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta vesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është me Kreshnikun.
Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi. Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun. Tani fillon gjithçka për mua si bashkëshorte, si nëna e fëmijëve të Kreshnikut.. ne jemi rritur krahë njëri tjetrit në çdo dimension kjo do të jetë veç një sfidë për t’ja dëshmuar edhe një herë njëri-tjetrit që kemi bërë zgjedhjen e duhur.
Kokën lartë Kreshnik,
Hana dhe Trimi janë krenarë me ty, e dinë që babi ka zemrën e bardhë aq të bardhë sa krahët e fluturës që ndihmoje në kopshtin e oborrit.
Dhe i fortë si emri Kreshnik që të pagëzoj xhaxhi në mungesë të babit që kishe në mërgim.
Fitore, Vlorë, Labinot, Bashkim, Durim, Mërgime, Doruntinë, Adem, Fatmir, Albulenë, Zanë, Dardan, Sarandë.. janë emra të pagëzuar nga forca dhe krenaria e atdhedashurisë.
Ne jemi me ty dhe për ty të gjithë!