Në momentin më të vështirë, ku Sylvinho sheh të padisponueshëm shumë lojtarë në fazën ofensive, duke nisur nga Broja, Tuci etj, një lajm pozitiv vjen nga Anglia, aty ku Anis Mehmeti vijon periudhën e tij pozitive.
Sulmuesi kuqezi u shndërruan edhe një herë në protagonist për ekipin e tij, Bristol City, këtë herë duke i dhuruar një pikë në sfidën kundër Hull City. Mehmeti u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, një tregues i qartë i peshës që ai ka brenda ekipit.
Ky ishte goli i tij i 12-të në Championship, plus një assist. Mehmeti pritet të rikthehet pas një mungesë të gjatë në Kombëtare për dy takimet e para në kualifikueset e Botërorit.