Bayern Munchen dhe Joshua Kimmich kanë finalizuar të gjitha dokumentet për kontratën e re, e cila do ta mbajë mesfushorin gjerman në “Allianz Arena” deri në qershor të vitit 2029.
Sipas raportimeve të “BILD”, marrëveshja është arritur dhe firma mbi kontratë pritet të vijë shumë shpejt.
Kimmich nuk ka zhvilluar bisedime të avancuara me asnjë klub tjetër, pavarësisht interesimit dhe qasjeve të disa skuadrave.
Për mesfushorin, prioriteti ka qenë gjithmonë të vazhdojë te Bayern Munchen.
Ky rinovim vjen si një sinjal i qartë nga klubi bavarez për të mbajtur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e ardhshme.