Skuadra e Fenerbahces u befasua mbrëmë në 1/8 e finales ndaj Rangersit, pasi u mposht në shtëpi me shifrat 1:3.
Pas përfundimit të ndeshjes, Jose Mourinho u paraqit në konferencë për media.
Trajneri portugez u bë gati të pranonte pyetje nga gazetarët. Një prej tyre, filloi dhe e zgjati pyetjen aq gjatë sa Jose u bë kinse po e zë gjumi.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, por nëse e dëgjoni pyetjen e gazetarit turk vëret duket e gjatë.
Mourinho u deklarua se asgjë s’ka përfunduar, përkundër rezultatit në ndeshjen e parë.