TV LIVE
Sport
6 March 2025
Granit Xhaka u shpreh mbrëmë i nervozuar me gjyqtarin: Këtë penallti s’do e jepte në Premier League

Skuadra e Bayer Leverkusenit u mposht thellë 3:0 ndaj Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në “Allianz arena”.

 

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari anglez, Michael Oliver.

Ekipi “bavarez” shënoi golin e tretë nga penalltia dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar.

Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michaelin nga Anglia”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

Ndeshja kthyese mes Leverkusenit dhe Bayernit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “BayArena”.



Të ndryshme
Më shumë