TV LIVE
Nga Vendi
5 March 2025
Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup sot, nesër dhe të premte

Sot, nesër dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.



Të ndryshme
Më shumë