TV LIVE
Sport
4 March 2025
Mungon vetëm zyrtarizimi, Igli Tare do të bëhet drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare është vetëm një hap larg, mungon vetëm zyrtarizimi për tu rikthyer në Serie A në rolin e Drejtorit Sportiv, këtë herë te Milani. Përcaktues në këtë vendim ka qenë takimi që Ibra zhvilloi me Cardinalen të premten në Londër.

Tare-Milan duket e kryer pasi dy opsionet e tjerë Berta dhe Paratici kanë rënë, duke bërë që emri i Iglit të jetë i vetëm në listën e dëshirave të Zlatan Ibrahimovic dhe stafit drejtues të “djallit”. Sipas mediave italiane, Tare pritet të zyrtarizohet në shumë shpejt te skuadra kuqezi.

Fabio Paratici, ka vendosur të qëndrojë në Premier League, pasi është në negociata me klubin e Tottenham për të marrë postin e drejtorit sportiv. Për Igli Taren, Milan përfaqëson maksimumin, një klub legjendar në Itali dhe Evropë, pavarësisht problemeve të shumta që kanë pasur këtë periudhë. Pas një aventure të suksesshme te Lazio-s, ish sulmuesi kuqezi bëhet gati për një tjetër aventurë në Serie A, këtë herë në një klub akoma më të madh, Milan.

Ai njihet për punën mjaft të mirë që ka bërë te skuadra e Lazios, duke bërë disa transferime me kosto të ulët, por më pas vlera e tyre është shumëfishuar. Të njëjtën gjë Milan shpreson që të bëjë dhe te kuqezinjtë, duke filluar që nga kjo verë.



Të ndryshme
Më shumë