Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në një lagje të Prishtinës, ku është gjetur pa shenja jete Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil.
Policia ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Autoritetet gjithashtu njoftuan se është gjetur armë zjarri dhe substance narkotike.
Foto: Screenshot/YouTube
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nuk është akoma i konfirmuar shkaku i vdekjes.