Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në K-League në Korenë e Jugut, duke udhëhequr Gwangju drejt një tjetër fitoreje. Në ndeshjen kundër Anyang, sulmuesi shqiptar ishte protagonisti absolut, duke realizuar dy gola vendimtarë.
Fillimisht, në minutën e 57-të, ai barazoi rezultatin, ndërsa në të 80-ën, me një tjetër gol spektakolar, i dha avantazhin skuadrës së tij, duke vulosur fitoren 2-1. Ky gol rezultoi vendimtar dhe i siguroi Gwangju-së tre pikë të çmuara.
Me këtë dygolësh, Asani arrin në 10 gola në vetëm 9 ndeshje të këtij sezoni, duke shtuar edhe një asist në statistikat e tij mbresëlënëse. Formë fantastike për 29-vjeçarin, i cili po dëshmon edhe një herë se është një nga lojtarët më të rrezikshëm në kampionatin korean.