TV LIVE
ShowBiz
27 February 2025
Tronditet Hollivudi/ Aktori i famshëm Gene Hackman gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin

Tronditet bota e filmit! Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, u gjet i vdekur në banesën e tij bashkë me të shoqen, Betsy Arakawa.

Çifti u gjet i vdekur në banesë në Santa Fe. Po ashtu u gjet i ngordhur edhe qeni i familjes. Çifti ishte martuar që në vitin 1991. Betsy Arakawa ishte pianiste.

Akoma nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes. Hackman ishte 95 vjeç, kurse e shoqja 67 vjeç. Aktori i njohur ka fituar dy herë çmimin Oscar dhe ishte tërhequr nga aktrimi në vitin 2004.



Të ndryshme
Më shumë