TV LIVE
Nga Vendi
26 February 2025
Mickoski i përgjigjet Filipçes: Ju pengon bashkëpunimi me administratën Trump! Nuk është politikë e njëjtë me atë të plazheve me rërë të nxehtë

Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur kritikave të kreut të LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, përcjell TV21. I kritikuar për Rezolutën për Ukrainën në OKB, Mickoski thotë se për të njëjtën kanë qenë të koordinuar me SHBA-të, dhe se kanë votuar njëjtë si SHBA-ja.

“Do t’ua rikujtoj se si më akuzuan, se kam qenë anti-NATO, anti-Amerikë, pro-rus, nuk e di se çfarë. Tani ju pengon që me të vërtet kemi jashtëzakonisht bashkëpunim të mirë me administratën e re të presidentit Trump. Mua më vjen keq që politika në optikën e plazheve të nxehta dhe me rërë, dhe politika në optiken e këtu, në Maqedoni, nuk është e njëjtë, e ndoshta disa nga liderët e opozitës, ende jetojnë në rërën e nxehtë dhe shikojnë me ata syze dhe me atë optikë, për fat të keq, ende të pa zgjuar nga ëndrra se janë opozitë dhe që një kohë të gjatë do të jenë opozitë”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv



Të ndryshme
Më shumë