Menjëherë pas 24 urdhërarresteve të lëshuara nga GJKKO për pedagogët dhe stafin drejtues tek Univerisiteti Bujqësor të Tiranës, kryeminsitri Rama njoftoi dëgjesë publike të rektorit të univeristetit Fatbadh Sallaku me grupin Parlamentar socialist.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama drejtoi akuza të forta drejt SPAK, duke theksuar se po kërkohet largimi i mazhorancës nga detyra.
Rama: Ndodh që sot bufi, gjinkallat, zvarranikët, këtë shpatën që ne ja kemi dhënë në dorë kësaj zonjës e shohin si të vetmen armë për t’na luftuar ne dhe për të na goditur dhe për të larguar nga detyra, të vetmen. Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë t’i presin kokën nga ana tjetër, çdo ditë i çojnë nga letrat anonime te denoncimet publike kundër nesh dhe zonja i ka sytë 4 me gjak dhe veshët katër e zonja ndjek mediat, e ca thotë kanali dhe portali sepse zonja ndjehet që ka një shpatë që mund të presë kokat majtas e djathtas që populli të dojë vetëm zonjën.
Rama përsëriti që e vetmja forcë mbështetëse për SPAK dhe GJKKO është Partia Socialiste, por sipas tij drejtësia duhet të jetë evropiane dhe jo ruse.
Rama: Po të mos ishte kjo parti, zoti Afrim dhe largim nuk do shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri, po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit.
Një sugjerim e kishte edhe për prokurorët e SPAK.
Rama: Në vend të merren me deklaratat e mia të bëjnë punën e tyre. T’i dëgjojnë këto si kritika dhe si shqetësime konstruktive. Për ne, për mua dhe PS, SPAK rron 1 mijë vjet dhe nuk i vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore sikur janë redaksi gazetash protalesh kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre.
Lidhur me hetimin në UBT, Rama tha se hetimi është nisur nga Shërbimi Informativ Kombëtar, ndërsa nuk kishte pse të bllokohej puna.
Rama: Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor, ku nëse ka pasuar abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund, por 24 veta në masë sigurie. Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket asaj çfarë tha rektori dhe i gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për studentët e partnerët, ndërkohë që drejtësia do bëjë punën e vet, s’ka arsye për të bllokuar punën.
Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatbardh Sallaku, gjatë fjalës shpjeguese përpara grupit parlamentar mbështeti drejtësinë ndërsa u shpreh se edhe telefonin e tij e ka vendosur në dispozicion të SPAK-ut.
Sallaku: Unë kam qenë subjekt edhe i dhënies së telefonit, absolutisht e kam dhënë, kam qenë bashkëpunues, s’kam asnjë problem, kemi dhënë të gjitha informacionet e kërkuara. Dua edhe njëherë t’ju siguroj dhe garantoj se nuk jam këtu për politikë./vizionplus.tv