TV LIVE
Nga Rajoni
25 February 2025
Rama: Garant i SPAK është PS, amerikanët kanë ikur

Edi Rama ka këmbëngulur edhe sot në komunikimin “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij, se vetëm PS do të jetë garanti i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por pranon se deri me tani ekspertët amerikanë të OPDAT kanë qenë shumë prezentë dhe madje aktivë në godinën e SPAK-ut, që kryeministri i referohet si godina te “Stacioni i Trenit”.

“SPAK e bëri Amerika, e mban Amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te “Stacioni Trenit” atje, hynin paradite pasdite  kanë ikur, nuk janë më”.

Mungesa e një deklarate të ngjashme me atë të BE në lidhje me qëndrimin e ri që Rama po mban për SPAK, pas arrestimit të Veliajt, për Ramën është prova se qasja amerikane për drejtësinë ka ndryshuar.

“Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika”.

Por Rama garanton se qasje e tij nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë në raport me SPAK-un, sepse po të ishte ndryshe atëherë skenari do të ishte shumë i thjeshtë për të.

“Me një fishkëllimë dhe e dini se si do vinte ai bufi, me një fishkëllimë e do vinte sepse ka tmerrin me SPAK, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, e kaluara që është aty, e persekuton çdo natë, me tmerrin e të kaluarës dhe do vinte menjëherë”.

Pa e përmendur si rast konkret akuzën e Veliajt ndaj prokurorit të çështjes së tij, se e ka ofenduar në sallën e gjyqit, Rama tha se ka shumë shembuj që tregojnë se janë shkelur të drejtat e njeriut në shumë raste nga SPAK.



Të ndryshme
Më shumë