“Dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një pjesë nga dokumentari që tregon transformimin e Tiranës që prej kohës kur ishte kryebashkiak Rama dhe në kohën e Veliajt.
Ky dokumentar u transmetua në mbledhjen e Kryeministrit Rama me administratën e Bashkisë së Tiranës.