Soni Malaj dhe MC Kresha janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Pa lamtumirë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ata vijnë me interpretim të mrekullueshëm secili në mënyrë të vet.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga Fifi dhe MC Kresha me melodi nga kompozitori Kledi Bahiti.
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Valter Beqo me producim po ashtu nga ky i fundit dhe Kledi.
Videoja iu besua produksionit të njohur, FullMoon Production.
Tashmë kënga ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e dyshes. /Telegrafi/