Katër shkurti i këtij viti është data e fundit e parashikuar për dëgjimin e deshmitarëve të ZPS-së në Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka njoftuar prokurori Matt Halling.
Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes, Halling tha të mërkurën se brenda 15 prillit do t’i dorëzojnë mocionet e fundit me shkrim, përfshira mocione joverbale dhe prova përkatëse.
“Kjo është data që është planifikuar”, ka thënë prokurori.
“Javën tjetër kemi dy dëshmitarë, për muajin mars kemi një dëshmitar dhe do t’iu japim përditësime për dëshmitarë të tjerë të planifikuar për në mars, sapo ta kemi këtë përditësim... Disa dëshmitar që kanë mbetur, kanë probleme të ndërlikuara që lidhen me sigurinë, përgatitjen, bashkëpunimin me shtetet e treta, sidoqoftë ne po bëjmë të pamundurën, brenda mundësive tona”, ka thënë James Pace, prokuror.
“Për momentin i vetmi dëshmitar i konfirmuar për bllokun e marsit është dëshmitari W04403, dëshmitarët e tjerë që do i thërrasim, ende nuk i kemi evidentuar”, ka thënë Pace.
“Nuk kemi 50 apo 100 dëshmitar. Vetëm 20 dëshmitar kanë mbetur dhe ju thash disa do të vijnë në sallën e gjyqit, disa do të pranohen sipas rregullës 153, 155, ndryshimet do ua japim brenda kësaj jave dhe do ngelen shumë pak dëshmitar”, ka thënë Pace
Rregulli 153 dhe 155 përcaktojnë pranimin e deklaratave dhe transkriptove me shkrim, në vend të dëshmive verbale.