Të gjithë e mbajmë mend mbrojtësin rumun, Cristian Chivu.
Chivu, tashmë është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Parmës, duke zëvëndësuar trajnerin Fabio Pecchia.
Rumuni, i është shtuar listës së ish-lojtarëve të Series A-së, që u bënë trajnerë.
Chivu, deri tani kishte qenë trajner i grupmoshave të Interit, së fundi te U-19-shat e kësaj skuadre.
Ai njihet edhe për karrierën si futbollist, ku ishte pjesë e asaj skuadre të Interit që fitoi “Tripletën” në vitin 2010./IndeksOnline/