Në kohën kur Kosova po kalonte vitet më të vështira , kur serbët po kryenin masakrat më të tmerrshme mbi popullin shqiptarë, këngëtarja nga Shqipëria Manjola Nalbani lansoi këngën “Lufton Drenica, lufton Kosova“, në shenjë mbështetje e kurajo për bashkëkombasit e saj, shkruan portali rtv21.tv
25 vjet pas çlirimit , e në vigjilje të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Manjola Nalbani solli ripërpunimin e kësaj kënge.
Kënga vjen me videoklip të ri, ku përfshinë edhe pjesë nga momentet e luftës në Kosovë.
Projekti mori komente të shumta pozitive./21Media