TV LIVE
Nga Rajoni
17 February 2025
Rama dhe Begaj urojnë Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mirëmëngjesi Kosovë. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë