TV LIVE
Nga Bota
17 February 2025
Rubio mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët rusë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në kryeqytetin saudit Riad të hënën, një ditë pas qëndrimit të tij në Izrael.

Rubio po udhëheq një delegacion në Arabinë Saudite për bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët rusë në ditët në vijim, për të kërkuar fundin e pushtimit të Ukrainës nga Moska, ka deklaruar të dielën një zyrtar amerikan, raporton AP.

Në bisedimet në Riad lidhur me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, pritet të marrin pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Waltz dhe i dërguari special, Steve Witkoff, sipas zyrtarit i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Udhëtimi vjen pas telefonatës së javës së kaluar midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për të cilën Trumpi ka thënë se ata kishin rënë dakord që ekipet përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë.

Nuk është ende e qartë nëse ndonjë ukrainas do të marrë pjesë në bisedime.

Udhëtimi i Rubios në Arabinë Saudite pason një vizitë në Izrael, ku ai diskutoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të zhvemdosur popullsinë palestineze nga Gaza.



Të ndryshme
Më shumë