Jannik Sinner ka pranuar një dënim prej tre muajsh për doping pasi ka arritur marrëveshje me Agjencinë Botërore Anti-Doping (Wada).
Sinner, numri 1 i botës për meshkuj që fitoi Australian Open muajin e kaluar, u testua dy herë pozitiv për substancën e ndaluar clostebol marsin e kaluar.
Ai fillimisht u pastrua nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) pasi dëshmoi se ishte kontaminuar nga fizioterapisti i tij dhe nuk u përball me asnjë pezullim nga tenisi.
Por Wada apeloi kundër këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dhe ky organ tani ka arritur një marrëveshje me Sinner për këtë rast.
“Z. Sinner do të shërbejë periudhën e tij të pezullimit nga data 9 shkurt 2025 deri në orën 23:59 më 4 maj 2025,” tha Wada në një deklaratë, e cila do ta lejojë atë të kthehet në kohë për French Open.
Wada pranoi se Sinner “nuk kishte ndërmend të mashtronte” ose të merrte “ndonjë përfitim për rritjen e performancës” dhe se ai ishte kontaminuar pa dashje dhe “pa dijeninë e tij si rezultat i neglizhencës së stafit të tij.
Pasi u bë i ditur ky vendim erdhi edhe reagimi i Sinner i cili tha se ky proces e kishte shqetësuar që gati një vit.
“Gjithmonë kam pranuar që jam përgjegjës për ekipin tim dhe e kuptoj se rregullat strikte të Wada janë një mbrojtje e rëndësishme për sportin që dua”.
“Mbi këtë bazë kam pranuar ofertën e Wadas për të zgjidhur këto procedura në bazë të një sanksioni prej tre muajsh”, ka thënë Sinner./Telegrafi/