TV LIVE
Kuriozitete
11 February 2025
Peshkop Noli dhe autoqefalia e kishës shqiptare

nga Kastriot Kotoni

Në Shqipëri kishte katër seli patriarkale: Durrësi, Berati, Gjirokastra dhe Korça në vitin 1922. Zyrtarisht, ortodoksët e Shqipërisë ishin pjesë  e Kishës Ekumenike nën Patriakanën e Stambollit, e cila ndalonte mbajtjen  e liturgjisë në gjuhën shqipe përveç greqishtes.

Ortodoksia shqiptare mund të çlirohej nga ky detyrim themelor vetëm nëse Patriarkana i jepte lejen të formonte një kishë autoqefale. Kërkesa për lejen duhet të vinte të paktën nga tre metropolitë në vendin që kërkonte pavarësi kishtare, siç kishte ndodhur me kishën serbe. Këtë kusht nuk e përmbushte ortodoksia shqiptare dhe kjo rrezikonte që kombëtaristët t’i hynin një lufte (përplasje) me Patriakanën e Stambollit.

Vetëm peshkopi i Beratit, Joakimi ishte për një kishë kombëtare. Peshkopi i Gjirokatrës ishte pro varësisë nga Patriakana e Stambollit, në kishën e Korçës vendi kishte mbetur bosh, ndërsa mitropoliti i Durrësit, Jakovi i cili ishte përzënë nga qeveria e Evangjelit, se nuk kishte shtetësi shqiptare dhe ishte përzier në çështje politike.

Jakovi kishte bërë propogandë në Korçë pa asnjë titull legjitim dhe emërim kanonik duke bërë një ankesë për përfaqësitë e huaja në Durrës se “në Epirin e Veriut dhe në Korçë ekzistonte një gjendje terrori për popullsitë helenike” se “qeveria shqiptare i kishte shkelur rregullat fetare dhe i kishte uzurpuar me forcë kishat”.

Në këtë situatë erdhi nga Tirana për në Vlorë, Fan Noli, i pritur me respekt e dashuri për të festuar 28 nëntorin i veshur me rrason e priftit dhe në kokë mbante kamifallin. Ai ishte bërë frymëzuesi i lëvizjes për autoqefalinë e kishës së Shqipërisë. Në 27 nëntor u mbajt një mbledhje në kishën e Shën Todhrit me mbështetjen e patriotit Jani Minga dhe në ditën e 28 nëntorit, Noli mbajti fjalime në xhaminë dhe kishën katolike dhe ortodokse të qytetit të Vlorës.

Noli e filloi këtë lëvizje tek kombëtaristët e kishës shqiptare duke e vazhduar udhëtimin e tij drejt Korçës, i ftuar me anë të telegrafit nga Nik Dishnica në emër të besnikëve të kishës ortodokse së Korçës, nëpërmjet rrugëve të Tepelenës, Këlcyrës, Përmetit, Leskovikut, Shalës, Borovës , Ersekës, Floqit  e fshatrave të tjerë. Deklaratën zyrtare në favor të autoqefalisë e bëri arkimandriti i ortodoksëve shqiptarë, Visar Xhuvani, i diplomuar si teolog në Universitetin e Athinës, njeri që i njihte kanonet e kishës.

Më 28 nëntor të vitit 1921 edhe Visar Xhuvani mbajti në Tiranë në Kishën e Ungjëllëzimit një meshë dhe në fund të liturgjisë shpalli: “vetqeverimin  kombëtar të kishës së shenjtë ortodokse të shtetit shqiptar”. “Një kishë e një shteti tjetër të mos i japë urdhër një kishe të një shteti tjetër”, “Një kishë e lirë me një shtet të lirë”. Ky vendim ishte marrë nga një përfaësi e përbërë nga laikë dhe fetarë dhe e inkurajuar qartazi nga Sotir Peci.

Në një klimë krizash qeveritare partitë politke i luteshin Nolit që të linte punët e kishës në Korçë, duhet të zgjidhte një nga postet që dëshironte. Përpjekjet e Ahmet Zogut dhe deputetit Kristo Kirka për ta bindur Nolin të merrte pjesë në qeverinë e Ypit patën sukses dhe rrugës për në Tiranë, ai ndaloi edhe në Pogradec dhe në Elbasan, ku takoi Papa Josif Qiricin zëvendës metropolitin e Korçës dhe u prit nga gjithë populli i Elbasanit i krishterë dhe mysliman i veshur si peshkop.

Konicës nuk i pëlqeu që Noli pranoi postin e ministrit të Jashtëm, sipas tij fortesa “morale dhe qytetëruese”, që kish ngritur në Korçë ishte themelimi i kishës shqiptare, ishte ideali për të cilin kishte shkuar në Shqipëri. Noli shkruante Konica në “Dielli”, mund të bëhej jo vetëm kryetari i gjithë ortoksëve të Shqipërisë, por edhe njeriu më i besuar, më i pyetur dhe më i dëgjuar i vendit.

Në gazetën italiane “Il Popolo d’Italia komentonte: Shqipëria bëri një zgjedhje të bukur dhe në Romë emërimi i Nolit u prit me kënaqësi të madhe. Këmbëngulja e Zogut që Noli të merrte pjesë në qeveri vinte edhe për arsye se në Tiranë ndodhej komisioni hetimor i Lidhejes së Kombeve. Ministri i Brenshëm nuk donte që komisioni të vërente parregullsi qeveritare. Noli ishte njeriu që çdo letër të volosur e arkivonte dhe vuri rregull e disiplinë në ministrinë e Jashtëme.

Ai pati debat parlamentar për pagën e diplomatëve shqiptarë që përfaqësonin interesat e shtetit, “paga duhet të ishte dinjitoze dhe më e madhe se e ministrave”. Noli ishte një arkitekt i emërimeve në diplomacinë shqiptare, duke vendosur në diplomacin shqiptare figura si Kostë Çekrezi, Mehmet Konica, Koço Tashkon etj… Ai u kërkoi njohjen e Shqipërisë disa shteteve, gjë që u realizua me shumë sukses. Lidhja e një pensioni prej 30 napolonash floriri për Nolin ishte propozim i deputetit Bari Omari i cili e argumentonte se, meqë imzot Noli ishte edhe kryetar feje dhe i çmonte shërbimet që ai i kish bërë për çështjen kombëtare.

Noli nuk mori pjesë në Partinë Popullore për shkak të armiqësisë që kishte me Sotir Pecin i cili e kishte akuzuar atë për ndarjen e kishës ortodokse shqiptare nga Patriakana e Stambollit, pa u konsultuar me të. Megjithëse të gjithë e njihnin në publik Peshkop Nolin ai nuk mund të vazhdonte më me statusin e tij si peshkop i vetëshpallur dhe jo i kanonizuar në bazë të rregullave të ortodoksisë.

Nuk mund të mohohej roli i tij për një kishë kombëtare dhe përpjekjet në komunitetin ortodoks të cilit i kishte bërë thirrje të bashkohej me të. Fillimisht, ideja e Nolit dhe e dy klerikëve që i kishte sjellë nga Amerika ishte që të themelohej kisha autoqefale pa e pyetur Patriakanën Ekumenike, e cila mund ta kundërhtonte. Noli thjesht donte të zhvendoste kishën e tij shqipe nga Amerika në Shqipëri bashkë me tekstet liturgjike, pa ndjekur kanonet që konsideroheshin të shenjta në ortodoksi.

Nolit i duhej të ndiqte disa rrugë për t’u legjitimuar që nga lidhjet me Italinë nëpërmjet konsullatës së saj në Durrës e deri në Angli, Gjermani dhe Rusi e Serbi, por iu mbyllën të gjitha shtigjet. Priti më kot për një vizë nga Rusia si përpjekjen e fundit.

Puna e tij titanike e cila bashkonte patriotizmin me besimin, pa u kushtuar rëndësi të veçantë rregullave të përmbajtjes fetare ose kanonike, kishte mbjellur lulet kombëtare dhe shumë priftërinj nacionalistë i mbanin liturgjitë në gjuhën shqipe. Gazeta “Dielli” shkruante: “Nga njëra anë qëndrojnë kombëtarët, të cilët të frymëzuar prej ndjenjës së vërtetë prej patriotizmës së kthjellët, kërkojnë ndarjen e Kishës nga Fanari, nga ajo qeveri fetare që na përçau vëllazërinë dhe na futi në vëllavrasje.

Këta janë përfaqësues të Kishës Autoqefale Shqiptare, asaj Kishe që filluam ne këtu me aq brohori dhe entuziazëm. Në anën tjetër qëndrojnë Antikombëtarët, grekofilët, ai element që jo vetëm nuk e ka dashur ndarjen e Kishës sonë nga Fanari, por edhe e ka luftuar rreptësisht çështjen shqiptare’’. Pranë kësaj ushtrije  me turp e me lotë në sy kemi fatin e zi të shfaqim se qëndrojnë dhe disa shokë tanë të qëmotshëm .

Me fjalët shokët tanë të qëmotshëm nënkuptohej Sotir Peci. Në një tjetër shkrim të gazetës “Dielli” sipas së cilës fill pas ardhjes së Peshkop Nolit në Shqipëri qeveria duke parë respektin dhe dashurinë që tregoi populli për Shkëlqesinë e Tij dhe, sidomos vatranët dhe kombëtarët e tjerë idealist, shtroi planin e një kongresi për ortodoksët në të cilin plan kërkon që nën forcën e brutalizmit, shtetrrethimit ose më mirë të bajonetës ta verë në zbatim.

Del qartë se disa qarqe të larta nuk e donin Nolin në krye të kishës shqiptare. Gjithë përpjekjet për mbajtjen e kongresit bëheshin nën vëzhgimin e qeverisë dhe udhëzimeve të saj. Ndikimi i Patriakanës në disa qytete si Delvina, Himara,  Gjirokastra, Tepelena, u duk kur delegatët e tyre erdhën me vonesë në Kongresin e Beratit.

Popullsia ortodokse në shtator të vitit 1922 numëronte rreth 130 mijë vetë, nga të cilët një pakicë shumë e vogël donte bashkimin e jugut me Greqinë, shumica ishte e mendimit që nuk kishte dëshirë që kontrollin mbi fenë ta kryente Patriakana me anë të peshkopëve dhe priftërinjëve të zgjedhur prej saj.

Po ashtu sipas gazetës “Dielli” qeveria mbështeste  Visar Xhuvanin me nxitjen e Pecit i cili nuk e ndalte luftën kundër Nolit. Më 10 shtator të vitit 1922 u mbajt në Berat kongresi i Kishës Ortodokse Shqiptare, me pjesmarrjen e 33 delegatëve nën kryesimin e Papa Josifit. Në këtë kongres u shpall vendimi për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe u tha se ky vendim ishte i njëzëshëm.

Visar Xhuvani pati përballë Fanolistin  At Çamçem dhe kur fitorja e tij u pa qartë u arrit një kompromis mes palëve dhe u zgjodh Atë Markoja, i krahut të Fan Nolit. Këshilli i Lartë Kishtar, i përbërë nga katër klerikë dhe katër laikë, do të ishte autoriteti më i lartë i kishës, deri sa të formohej sinodi episkopal.

Peshkopët do të betoheshin për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe kishës autoqefale shqiptare dhe praktikisht do të ishin shqiptarë. Noli do të komentonte për rëndësinë e madhe që ksihte zgjedhja e peshkopëve shqiptarë se deri në atë kohë ishin të gjithë “grekë dhe agjentë të Greqisë”, që punonin për copëtimin e Shqipërisë midis fqinjëve të saj.

Zogu ishte i vendosur që të gjitha vendimet e Kongresit të zbatoheshin dhe e ktehu në ngjarje festive me zbukurimin qyteteve, nga ku gjëmuan topat në krahinat ku kishte popullsi ortodokse. Patriakana Ekumenike, në fillim, e siguroi përfaqësuesin e Greqisë në Lidhjen e Kombeve se autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare nuk të njihej, por ajo nuk mund ta injoronte atë që ishte vendosur në Berat.

Fanari ishte kundër autoqefalisë, por jo kundër një kishe autonome, ku ortodoksët shqiptarë të mund të përdornin gjuhën e tyre dhe t’i zgjidhnin vetë priftërinjtë, me kusht që emërimi i peshkpëve të ishte e drejtë e patrikut. Patriakana kërkoi një zgjidhje kompromisi, duke krijuar më 26 shtator, një komision për shqyrimin e çështjes.

Patriarkana e Stambollit në prill të vitit 1937 enjohu Kishën Autoqefale Shqiptare dhe Noli e pa të realizuar ëndrrën e tij për kishën shqiptare. Faik Konica shprehte keqardhje që kongresi u tregua mosmirënjohës ndaj Fan Nolit. “As në fjalët oratorike, as në bisedimet e nxehta, as në thirrjet enthusiastike pamë të përmendet me mburrje e respekt emri atij që bëri kurban djalërinë dhe jetën private për Kishën, që pranon me aq enthusiazmë Shqipëria”.

Faiku shpresonte  që “së shpejti ta shohim Kishën tonë në duar të meriutara, në duart e atij që e solli përpara shqitarëve, u përkujdes për të, e mbrojti këtu me shpirtin e tij dhe e shpuri në Shqipëri mjaft të gjallë e të rritur sa të arrijë ditën e sotme” Djaloshi 26 vjeçar Fan. Stiljan.  Noli më 9 shkurt u bë dhjak në Kishën ortodokse të Bruklinit, SHBA. Më 8 mars të 1908, u shugurua prift nga Kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, Platoni.

Më 22 mars të 1908 Fan Noli mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në Knights of Houor Hall, në Boston. Ky ishte hapi i parë zyrtar i njohjes zyrtare të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Në korrik të vitit 1913, Fan Noli erdhi për herë të parë në Shqipëri, ku mbajti shërbesën e parë kishtare në gjuhën shqipe. Në prani të Princ Vidit në 10 mars të 1914 kreu shërbesë fetare në gjuhën shqipe.

Më 24 mars të 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës



Të ndryshme
Më shumë