VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë me kritika për njëra-tjetrën, përcjell TV21. Së fundmi, ata kanë drejtuar akuza për reklamimet në Facebook. Nga VMRO thonë se LSDM-ja ka shpenzuar 280.000 euro për reklama në këtë rrjet social, ndërsa LSDM-ja thotë se vetëm kryeministri Hristijan Mickoski ka harxhuar 60.000 euro për reklama.
“Derisa LSD-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook. 280 mijë euro përfunduan në promovimin e politikave të dështuara të LSD-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Vetëm një reklamë e tij kushton 600 euro – shumë më e madhe se paga minimale që ai vetë ua “rekomandon” qytetarëve si të mjaftueshme për një muaj të tërë. Shpenzimet në periudhën e kaluar tregojnë se Mickoski ka shpenzuar mbi 60 mijë euro për reklama në Facebook”, thonë nga LSDM./tv21.tv