TV LIVE
Nga Rajoni
10 February 2025
Afro 90% të votave të numëruara nga KQZ, ky është rezultati

89.62 përqind e rezultateve janë numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 41.05  përqind apo 310 mijë e 318 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 22.31 përqind apo 168 mijë e 617 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17.58 përqind apo 132 mijë e 838 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e partnerët e saj të koalicionit “Për Kosovën Fituese”, është e katërta me 7.60 përqind apo 57 mijë e 423 vota.



Të ndryshme
Më shumë