TV LIVE
Nga Rajoni
3 February 2025
Vota e diasporës, Rama-shqiptarëve në Greqi: Afati i regjistrimit për të votuar skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi këtë të hënë.

Ai kujton se afati i regjistrimit të diasporës për të votuar më 11 maj skadon në 4 mars.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.



Të ndryshme
Më shumë