Klubi i Premierligës Angleze, Aston Villa ka huazuar Marcus Rashfordin nga Manchester Unitedi, transmeton Anadolu.
Klubi i Aston Villa-s njoftoi se sulmuesin 27-vjeçar e kanë huazuar deri në fund të sezonit.
Në mediat britanike pretendohet se ky transferim është realizuar me opsionin për ta blerë Rashfordin për 40 milionë sterlinë pas përfundimit të sezonit.
Golashënuesi i akademisë së Manchester Unitedit, ndeshjen e parë në ekipin kryesor e luajti në vitin 2016.
Ai me Manchester Unitedin fitoi nga dy herë Kupën e Federatës dhe Kupën e Ligës si dhe nga një herë UEFA Ligën e Evropës dhe Community Shield ndërsa me fanellën e ekipit në 426 ndeshje shënoi 138 gola.
Rashford gjithashtu në 60 ndeshje me kombëtaren e Anglisë shënoi 17 gola.