TV LIVE
Nga Rajoni
29 January 2025
“Autostrada e Dukagjinit, unaza e jashtme e Prishtinës”, Haradinaj rendit projektet infrastrukturore të programit të AAK’së

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka treguar projektet infrastrukturore që përfshihen në programin e kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim.

“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar Haradinaj, teksa ka renditur projektet e përfshira në program:

Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë

Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë

Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë

Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë

Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë

Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë

Unaza e jashtme e Prishtinës

Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë

Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël

 



Të ndryshme
Më shumë