Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në UEFA Europa League.
Rashica shënoi dy gola me fanellën e Besiktasit në fitoren e kësaj të fundit 4:1 ndaj Athletic Club, shkruan Indeksonline
Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Europa League në sajtin e njohur “Sofascore”.
Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8 dhe është në këtë 11-she me emra, si: Bruno Fernandes, Son, Martinez etj./Indeksonline/