TV LIVE
Kuriozitete
21 January 2025
“11 presidentët 1925-2025. 100 vjet republikë shqiptare”/ Roland Qafoku boton librin e ri

Gazetari Roland Qafoku ka botuar librin e ri “11 Presidentët 1925-2025.100 vjet Republikë Shqiptare”.

Në faqet e këtij libri, i shoqëruar edhe me shumë fotografi, vijnë portretet e secilit të plota, situatat që kanë menaxhuar, ndikimet që kanë patur, të mirat dhe të këqiat që i kanë sjellë Shqipërisë por edhe si kanë përfunduar vetë presidentët.

“Pas një pune të akumuluar ndër vite, mbrëmë doli nga botimi libri im “11 presidentët 1925-2025. 100 vjet republikë shqiptare”. Është një botim luksoz i UET PRESS si një bashkëpunim që u finalizua në 100 vjetorin e Republikës dhe të zgjedhjes së presidentit të parë Ahmet Zogu. Nga viti i largët 1925 e deri më sot me Bajram Begajn janë 11 presidentë dhe në dukje janë pak, por sa shumë e shumë ngjarje, histori dhe detaje lidhen me ta. Në faqet e këtij libri, i shoqëruar edhe me shumë fotografi, vijnë portretet e secilit të plota, situatat që kanë menaxhuar, ndikimet që kanë patur, të mirat dhe të këqiat që i kanë sjellë Shqipërisë por edhe si kanë përfunduar vetë presidentët. Për këtë botim falëndëroj të gjithë ata që kanë dhënë ndihmën e tyre por në mënyrë të veçantë botuesin Henri Çilin që ishte ai promotori i këtij libri duke më mbështetur për realizimin e tij sa më profesional, njëkohësisht edhe për parathënien e shkruar me aq vlerësime për punën time. Një falënderim shkon për drejtoreshën e UET PRESS Suadela Balliu, designer-in Besnik Frashni si dhe stafin e redaktoëve dhe korrektorëve të UET PRESS. Uroj që libri të vlejë dhe të pëlqehet!”, shkruan Qafoku./ CNA



Të ndryshme
Më shumë