TV LIVE
Nga Vendi
13 January 2025
Ndalesë për qarkullim të kamionëve në grykën malore Pletvar

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se në orën 12:55 në grykën malore Pletvar, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në tërë vendin.

LAMM njofton edhe se prej orës 11:00 në drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve.

Ndalesa aktive për Automjete të rëndda ngarkuese: 

·         Gostivar – Mavrovë – Dibër

·         Strumicë – Berovë

·         Presekë

·         Gjavatë

·         Tetovë – Kodër e Diellit (për llojet e tjera të automjeteve është e detyrueshme pajisja dimërore)

Ndalesa të hequra për Atuomjete të rënda ngarkuese: 

·         Pletvar

·         Dellçevë – V.K. Dellçevë

·         Gostivar – Strazhë – Kërçovë

·         Strugë – V.K. Qafë Thanë

Nga LAMM përkujtojnë se prej 15.11.2024 filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkaliemt kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, psoaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe qafa malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



Të ndryshme
Më shumë