TV LIVE
Nga Vendi
11 January 2025
BESTAR IPÇJA NGA KOALICIONI VLEN EMËROHET PËR UDHËHEQËS NË FSSH – KËRÇOVË

Me propozim të koalicionit VLEN gjegjësisht të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit për drejtor në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësia Kërçovë është emëruar Bestar Ipçja,  ai është emëruar në vend të Dragan Dejanoski, I cili ka qen kuadër nga VMRO DPMNE.

Bestar Ipçja ka qen I punësuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësia Kërçovë, ku gëzon një autoritet të madh si nga të punësuarit por edhe ashtu nga popullata e Kërçovës, ku ka qen afër tyre  për nevojat që kan pasur në këtë institucion.

Bestar Ipçja në një postim në Facebook ka shkruar:

 “Sa po morra detyrën e re si Udhëheqës i Fondit Shëndetsor të RMV-së në Njësin Rajonale Kërçovë.Falenderoj për besimin e dhën Degën e ASH-së Kërçovë Kryetarin e Degës Dr.Gencin ,Kryetarin Arben Taravari dhe Sekretarin e Përgjithshëm Blerant Ramadani,Koalicionin VLEN dhe Qeverin e RMV-së. Zotohem se do punoj me përkushtim ndershëmëri,e disciplin që të korrim sukseset e përbashkëta”, ka shkruar Ipçja



Të ndryshme
Më shumë