TV LIVE
Nga Bota
11 January 2025
Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi

Një fabrikë për prodhimin e acetonit është në flakë në Rajonin e Leningradit të Rusisë.

Zjarrfikësit po mundohen të vënë nën kontroll flakët dhe ende nuk raportohet për të lënduar.

Sipas reuters, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë objekt industrial.

Gjatë natës së kaluar, nuk ka pasur raportime për sulme me dronë ukrainas në zonën e prekur nga zjarri.

Zjarri përfshiu 1600 metra katrorë dhe ende dëgjohen shpërthime.

Nga ana tjetër, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale që shpërndajnë pamjet e zjarrit pohojnë se dronë ukrainas goditën fabrikën.

Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

https://twitter.com/KyivPost/status/1877598970836320506?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1877598970836320506%7Ctwgr%5E474ae9c4f9070a1f8700c4737132392672fe8f9d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fbota%2Fvideo-nje-zjarr-i-madh-perfshiu-nje-fabrike-acetoni-ne-rusi-i1212178



Të ndryshme
Më shumë