TV LIVE
ShowBiz
9 January 2025
Samanta Karavella është bërë nënë e një vajze? Poston foton e ëmbël...

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale pas publikimit të një fotoje ku shfaqet dora e një foshnje që kap dorën e saj, duke shkruar në mbishkrimin “Dorë biskota ime “.

Kjo Instastory ka ngjallur spekulime dhe ka ngritur dyshime se ajo mund të ketë bërë nënë për herë të parë.

Pavarësisht fjalëve që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë se Samanta mund të jetë shtatzënë, artistja ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për ngjarjen, duke lënë gjithçka të hapur për interpretime të mundshme. Fotot e mëparshme, ku shihej barku i saj i rrumbullakosur, kishin shtuar dyshimet e fansave për një shtatzëni.

Ndjekësit tani presin me padurim një reagim zyrtar nga Samantën, nëse ajo do ta konfirmojë këtë lajm të gëzuar.



Të ndryshme
Më shumë