Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka tash e një kohë që ka nisur me një sërë intervistash me të ftuar shumë të veçantë.
E së fundmi asaj i është parashtruar një pyetje, për të ftuar njërën nga motrat Hoxha, Sarën apo Lorin.
Megjithatë, përgjigja e prezantueses ka qenë e kthyer në një formë tejet elegante.
Foto: Screenshot/Instagram
“Fto një nga motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, ka qenë komenti i bërë.
Ylli i ekranit nga ana tjetër theksoi: “S’ka nevojë për citate. Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time se e kane derën gjithmonë të hapur”.