Vdekja e Astrit Deharit vazhdon të mbetet një mister i pazbuluar, pavarësisht se ishte një nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje se kur të vijnë në pushtet do të zbardhin këtë rast. Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se institucionet e drejtësisë janë përballur me mungesë të guximit dhe profesionalizmit lidhur me këtë rast.
Edhe pas 8 vitesh nga vdekja e Astrit Deharit, fati i tij mbetet ende një mister i pazbuluar. Dehari, aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kundërshtar i regjimit të kaluar, humbi jetën në rrethana të paqarta, derisa ishte në paraburgim nën akuzat për gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës.
Pavarësisht ndryshimeve të qeverive të njëpasnjëshme, hetimet për vdekjen e tij kanë mbetur të pasuksesshme. Në vitet e para pas vdekjes së tij, lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte në opozitë atë kohë premtoi shumë për zbardhjen e këtij rasti por pasi që u veshën nën petkun e pushtetit po e përmbyllin mandatin pa asnjë shenjë të re për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.
Gzim Shala nga IKD, vlerëson se institucionet e drejtësisë kanë pasur mungesë guximi dhe profesionalizmi për t’u përballur me këtë rast.
“Në raport me këtë rast prokuroria speciale ka treguar nië mungesë të guximit profesional. Bëhet fjalë për nië rast që ka ndodh më shumë se tetë vite më parë dhe në këtë fazë që jemi tash janë kryer ekspertiza edhe super ekspertiza të ndryshme dhe deri më tash prokuroria do të duhej të kishte nië qëndrim përfundimtar se çfarë ka ndodhur në atë rast konkret, në mënyrë që ky rast më në fund të merrte nië epilog. Fatkeqësisht deri në këtë situatë prokuroria ka dështuar që te tregoj guxim profesional dhe që dështimi në këtë rast”, ka thënë Shala për rtv21.
Në dhjetor të vitit 2022 u zhdukën mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjeksisë ligjore, ndërkaq për këtë rast u suspenduan 4 zyrtarë të këtij instituti por nuk kaloi kohë e gjatë e të njëjtit u kthyenë përsëri në punë. E gjithë kjo pra ndodhte derisa Kurti ishte në pushtet.
“Analizat e të ndjerit Astrit Dehari njëherë u zhdukun me pas u gjendën, mandej u kall IML-ja. Ka pas shumë kërkesa që kjo qëeshje të zgjidhet mirëpo kjo nuk u zgjidh nuk kemi nië veprim meritor, ndonjë akuzë ose edhe person që thotë që është vrasje ose vetvrasje”, ka thënë Hasan Shala, ish kryetar i gjykatës së apelit.
Janë akuzuar njerëz, si në njërin tabor, ashtu edhe në tjetrin, janë kryer hetime e ekspertiza, por misteri i vdekjes së Astrit Deharit, është ende këtu. Zbardhja e rastit Dehari, mbase do t’i jipte përgjigje, shumë pikëpyetjeve, që janë ngritur që nga nëntori i 2016-ës, e për të cilën, institucionet e drejtësisë, janë të thirrura ta bëjnë./RTV21/21Media