Tetë banesa që përdoreshin për ushtrim të prostitucionit nga shtetase të huaja janë goditur pas një operacioni të policisë së Shkodrës.
Blutë e qytetit verior kanë finalizuar operacionin “Payment” pas një punë disa mujore, duke proceduar penalisht 13 shtetase të moshës 22 deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina.
Po ashtu janë proceduar penalisht dy të rinj shqiptarë banues në Shkodër, të cilët ishin klientë dhe u gjetën në dy banesa të ndryshme.
Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Njoftimi i policisë:
U evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër. Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili.
Konkretisht shtetaset:
D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhan;

V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhan;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhan;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhan.
Si dhe shtetasit shqiptar S.D., 28 vjeç dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.