Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi të punojë me Hovenier për tri vite, ndërkohë ka përmendur Rugovën si shembulli i politikanit që ka dëshmuar se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.
“Në ditën e parë kur ambasadori Hovenier prezantoi kredenciialet, ne vendosëm lule tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe po e mbyllim njëjtë këtu tek përmendorja duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë, njeriu i cili dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura ngushtë dhe shkojnë bashkë”, ka thënë presidentja në një prononcim për media./21Media