TV LIVE
Nga Vendi
26 December 2024
A do të jetë kandidat i VLEN-it për kryetar të Gostivarit? Limani: Pres vlerësimin e qytetarëve

Valbon Limani: Besoj se VLEN-i cilindo kandidat të zgjidhte në Komunën e Gostivarit, besoj se VLEN-i do të ketë një fitore bindëse në Gostivar.

TV21: A jeni ju i gatshëm për ta marrë këtë detyrë, nëse VLEN-i ju propozon juve?

Valbon Limani: Nëse propozohem, një prej elementeve i cili do jetë shumë me rëndësi për mu do të jetë edhe vlerësimi i qytetarëve të Gostivarit për këtë periudhë. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë do të kisha menduar ta pranojë atë sfidë.

TV21: Do ta pranonit?

Valbon Limani: Po.

TV21: Si është vlerësimi tash për tash, ju kanë pritur mirë qytetarët e Gostivarit apo e donin Taravarin?

Valbon Limani: Nëpërgjithësi vlerësimi është pozitiv. Të gjithë me fjalët e njëjta se nëse vazhdon me këtë tempo do të jetë mirë. Normal gjithmonë ka njerëz që ju pëlqen puna e dikujt apo nuk ju pëlqen. Nëse qytetarët mendojnë që unë mund të ballfaqohem dhe me sukses e kryej këtë detyrë, atëherë do ta kisha pranuar.



Të ndryshme
Më shumë