TV LIVE
Nga Vendi
25 December 2024
Bekim Mehmedi emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit në Gostivar

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për u.d. kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore Kratovë.

Në debatin e shkurtër të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor u tha se u.d. kryetar i Gjykatës së Apelit Gostivar kandidat i vetëm i paraqitur është gjykatësi Mehmedi, kryetari i deritanishëm i kësaj Gjykate. Për këtë kandidat Komisioni i formuar ka konfirmuar se i përmbush kushtet, pas çka është marrë vendim që të vazhdojë si u.d. kryetar derisa nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të GJA në Gostivar, për çka procedura është në vijim.

Për u.d. kryetar të GJTH Kratovë ishin paraqitur dy kandidatë, por duke pasur parasysh se gjykatësja Ruzhica Zdravkovska tashmë ka pasur dy mandate në të cilat e ka kryer funksionin kryetar i GJTH Kratovë (2012 deri 2016 dhe nga 2016 – 2020), ishte theksuar se nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë procedura lidhur me kandidaturën e saj. Procedura vazhdoi lidhur me Mirosllav Georgievskin nga GJTH Kumanovë si kandidat i vetëm, për të cilin Këshilli Gjyqësor vendosi dhe e emëroi për u.d. kryetar të GJTH Kratovë deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj Gjykate.

Në mbledhje ishin zgjedhur edhe tre gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe nëntë gjykatës në GJTH Shtip. Ishin miratuar edhe kërkesat për shpenzime rrugore në vlerë të transportit me autobus në bazë të kushteve ligjore, të dy gjykatësve të apelit të cilët e kryejnë funksionin në komunë tjetër, në të cilën nuk jetojnë. Gjykatësja Suzana Milevska nga Probishtipi – Shtip, e cila tashmë është zgjedhur gjykatëse në GJA në Shtip në relacionin Probishtip – Shtip dhe për Lupço Spirovski i zgjedhur gjykatës në GJA Shtip për kompensim të shpenzimeve për transport në relacionin Shkup – Shtip.

Po vijon debati për ankesat dhe vërejtjet nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, të parashtruara në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili duhet të vazhdojë pas pauzës së dhënë.

Në rend dite kanë mbetur pikat lidhur me Vendimin për Njoftim të Komisionit për gjendjen e konfirmuar faktike pas kërkesave të parashtruara për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/ kryetar i gjykatës, Debati për Raportin për situatën e konstatuar pas kërkesës së së parashtruar për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës, Miratimin e vendimit pas kthimit administrativ të letrave nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Formimin e Komisionit të raportuesve pas kërkesës së parashtruar për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës dhe marrjen e vendimeve për ndryshimin e komisioneve.



Të ndryshme
Më shumë