Ish-futbollisti i Chelseat, Oscar është rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil.
Mesfushori brazilian, është transferuar te skuadra e Sao Paulos, aty ku filloi karrierën e tij.
Braziliani, do të nënshkruajë kontratën e tij me Sao Paulon deri më 2027.
Oscar, erdhi si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me skuadrën kineze, Shanghai Port.
Oscar, kujtojmë ka luajtur për skuadra si Sao Paulo, Internacional, Chelsea dhe së fundi te Shanghai Port./IndeksOnline/