TV LIVE
Nga Vendi
24 December 2024
LSDM rikujton 24 dhjetorin e vitit 2012! “Rikthimi në metodat e regjimit”

LSDM ka rikujtuar 24 dhjetorin e vitit 2012. Një ngjarje e cila mbetet në kujtesën e qytetarëve si goditja më e rëndë mbi vlerat demokratike në RMV.

Deputetët e opozitës dhe gazetarët ishin nxjerrë me dhunë jashtë Parlamentit të Maqedonisë ku diskutohej për buxhetin e vitit 2013.

Kjo ngjarje nxiti krizë politike në vend, në tejkalimin e të cilës u desh të ndërhynte Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

U arrit një marrëveshje me rekomandime për zgjidhjen e këtij rasti, por sot e kësaj dite një pjesë e madhe e rrethanave që sollën deri tek ai incident akoma nuk janë vërtetuar.

Nga LSDM shkrujnë “E hëna e zezë, le të mos harrohet”.

 



Të ndryshme
Më shumë