TV LIVE
Nga Bota
24 December 2024
Eksplodim në një fabrikë municionesh në Turqi, raportohet për disa të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë. Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 janë plagosur.

Në këtë lokacion ka ekipe të autoambulancave dhe vetura të shumta të policisë.

Fabrika ka 1000 të punësuar. Një pjesë e fabrikës duket se është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona.

Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.



Të ndryshme
Më shumë