TV LIVE
Nga Vendi
20 December 2024
Avokati i Grubit, ankimon vendimin për paraburgim 30 dito

Ish zv.kryeministri Artan Grubi vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e rendit. Ndërkohë avokati i tij ka ankimuar vendimin për paraburgim 30 ditor. Këtë e ka konfirmuar Gjykata Penale duke theksuar se vendimi do të merret në ditët në vazhdim. Ditë më parë Ministria e Brendshme shpalli fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami, të cilët dyshohen për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore. Ndërsa paraprakisht Gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit 30 ditor për Grubin dhe Bajramin, të cilët do të dërgohen në burg në momentin që do të kapen. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë