TV LIVE
Nga Vendi
20 December 2024
VLEN: Me BDI “non grata” shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

Nga koalicioni VLEN në një kumtesë lëshuar mediave thonë se BDI po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. Nga VLEN thonë se me BDI-në “non grata” shëndetësia ishte në “vdekje klinike”.

Kumtesa e plotë e VLEN.

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj të pafre.

Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. Kjo është po ajo parti që për dy dekada mbajti mijëra punonjës shëndetësorë në pasiguri, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe i përdori si vegla elektorale.

Por, me Taravarin në krye të shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1000 punonjësve mjekësorë!

Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për shëndetësinë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Për herë të parë pas 15 vitesh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke lehtësuar barrën e mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm.

A e dini si ishte Klinika e Fëmijëve kur BDI-ja non grata ishte në pushtet? Një rrënojë e vërtetë! Pa pajisje bazike, me kushte çnjerëzore dhe kuzhina të shkatërruara. Por, për vetëm gjashtë muaj, drejtori i ri, Rexhep Memedi, me punë të pandalshme, po e ngre Klinikën në këmbë.

BDI-ја non grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit.

Qytetarët e kanë parë dallimin, ata që shkatërrojnë dhe ata që ndërtojnë.



Të ndryshme
Më shumë